Një agjenci lajmesh në Korenë e Veriut pretendon se diktatori pararendës, babai i Kim Jong Un, ka shpikur sufllaqen, burrito ose çdo ushqim tjetër të shpejtë të mbështjellë me pite.
Në një video propagande mediat tregojnë qytetarë që hanë të lumtur ushqimin e ngjashëm me burriton meksikane, megjithse vendi është në mes të një krize ushqimi prej sanksioneve ekonomike të SHBA.
E përditshmja Rodong Sinmun thoshte se Kim Jong Il kishte pasur idenë e “mbështjellave të drithit me mbushje ushqimi brenda” në vitin 2011, pak para se të pësonte atakun kardiak fatal, shkruan tabloidi britanik The Sun .
Organi qeveritar i shtypit pretendonte gjithashtu se diktatori aktual është shumë i interesuar te ky ushqim pasi “po preferohet shumë prej popullatës”.
Fotot në gazetë tregojnë një shitës rruge që shet ushqimin jashtë fabrikës ushqimore në Kumsong me tabaka të mbushura me mbështjellat që kanë brenda ato që duken si karrrota e lakër, shkruan ‘rrjeti investigativ’ Yahoo News .
Në pamje shihet gjithashtu një pikturë murale e babait të Kim duke u ngërdheshur në kuzhinën ku po përgatiten burritot.
Por masa e madhe e ushqimit në pamje është në kontrast të thellë me situatën reale të raportuar në vend.
“Shumica e qytetarëve nuk kanë para për të blerë ushqime të huaja,” thotë
Hyun-seung Lee, i arratisur nga Korea e Veriut, në 2014.
Ai shton se në vend nuk ka mjaftueshëm ingresientë për të krijuar ushqimet e huaja delikate.
“Nuk kam parë kurrë burrito ose sufllaqe në shitje në Korenë e Veriut. Depërtimi i ushqimeve perëndimore në vend është shumë i vogël”, shton ai.
Në fakt origjina e saktë e burritos nuk është e qartë, por fjala ka qenë në fjalorin meksikan që prej vitit 1895, kuy përshkruhet si një opbjekt me origjinë nga rajoni meksikan i Guanajuato.
Top Channel