Nga Kuvajti, në Cërrik/ 51 vjecari Al Shammari, të cilin e tërhoqi natyra dhe mikpritja

04/01/2022 15:17

Jakup AlShammari është një biznesmen nga Kuvajti që ka zgjedhur të jetojë dhe të investoje në Cerrik.

I dashuruar me natyrën dhe mikpritjen shqiptare 51 vjeçari ka krijuar një fermë me 16 lopë dhe 120 dele në qytetin e Cerrikut, ndërsa synon që aktivitetin e tij ta zgjerojë më tej.
Sinkron Yacoub AlShammari.

“Ne gjurmojmë natyrën dhe klimën e përshtatshme për biznesin tonë. Jetoj këtu përgjithësisht me familjen, sepse ata për shkak të shkollës dhe punëve të ndryshme u duhet të lëvizin. Por edhe kushtet e pandemisë herë herë na kanë ndikuar të jemi së bashku. Kam një fermë me 16 lopë dhe 1200 dele dhe fale Zotit punët më shkojnë shumë mirë”, u shpreh ai.

Jakupi fton investitorët e Kuvajtit të investojnë në Shqipëri pasi është një vend I sigurt dhe klima e biznesit është e përshtatshme.

“Nga eksperienca ime dy vjeçare këtu i nxis kuvajtjanët të punojnë dhe investojnë në Shqipëri. Këtu janë të gjitha siguria, shërbimet, kushtet e të bërit biznes, njerëzit janë mikpritës dhe bujarë. Por edhe qeveria dhe Edi Rama si kryeministër kanë lehtësuar klimën e të bërit biznes”, tha AlShammari.

Shtetasi nga Kuvajti ka ftuar edhe miqtë e tij dhe ky fillim viti i gjeti së bashku në Cerrik ku kanë filluar tashmë të përshtaten edhe me traditat shqiptare.

Top Channel