Binjakët e lindur me 15 minuta diferencë natën e Vitit të Ri, kanë vite të ndryshme në çertifikatë (fotot)

04/01/2022 17:38

Vetëm 15 minuta diferencë u deshën që dy binjakë në Kaliforni të lindnin në vite të ndryshme.

Fatima Madrigal e Robert Trujillo mirëpritën djalin e tyre Alfredo, natën e 31 dhjetorit në 11:45, ndërsa motra e tij Aylin erdhi në jetë pak pasi ora kishte kaluar mesnatën e Vitit të Ri.

Aylin peshonte 2.6 kilogramë dhe ishte fëmija i parë i lindur në maternitetin Natividad në Monterey për vitin 2022. Ndërsa vëllai i saj Alfredo, peshonte gati 3 kg.

“Është e çuditshme që fëmijët janë binjakë por do të kenë datëlindje të ndryshme birthdays,” tha Madrigal në njoftimin për shtyp të maternitetit në Kaliforni.

Dr. Ana Abril Arias, doktoresha familjare e qendrës, tha se lindja ishte “një nga më të paharruarat e karrierës.”

“Ishte një kënaqësi absolute që dy të vegjëlit të vinin në jetë njëri në 2021 dhe tjetri në 2022,” tha ajo. “Mënyrë e mrekullueshme për të nisur Vitin e Ri!”

Çdo vit në SHBA ka rreth 120,000 lindje, por lindjet e binjakëve me data të ndryshme lindjeje janë një rastësi që llogaritet se ndodh një herë në 2 milionë.

Binjakët e Madrigal do të mirëpriten në shtëpi nga tre vëllezër e motrat e tyre.

Madrigal tha se djali i madh mezi priste vëllain e tij të parë, ashtu si dhe dy vajzat motrën e tyre të tretë.

FOTO GALERI
1/3
Vetëm 15 minuta diferencë u deshën që dy binjakë në Kaliforni të lindnin në vite të ndryshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA