Behigje apo Beatriks Ramosaj? Alban Ramosaj reagon pas spekulimeve: O vdiqa…

04/01/2022 10:07

Pasi në shumë media online po qarkullon se emri i vërtetë i këngëtares së njohur, Beatrix Ramosaj, është Behigje, ka reaguar i vëllai Alban Ramosaj.

Ai  ka ndarë me fansat një “Instastory” ku shihet një lajm i bërë për emrin e këngëtares.

“Behigje Ramosaj, hahahahahaha o vdiqa. Kom kesh n’zo o njerëz. Lajmi më i mirë deri më sot. Beatrix Ramosaj emri jot i ri është Behigje dhe asgjë nuk mund ta ndryshojë mendjen time”, shkruan ai duke qeshur me të madhe.

Me këtë postim, këngëtari i dashur për publikun ka hedhur poshtë të gjitha lajmet që thonë se Beatrix nuk është emri i vërtetë i banores së shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP”.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel