24/11 15:21
Në jug të Francës, 12 persona janë infektuar me një variant të panjohur deri tani të virusit korona, transmetojnë mediat franceze.
Pacienti zero thuhet se është një i kthyer nga Kameruni dhe ekspertët supozojnë se një lloj i ri i mundshëm mund të vijë nga ky vend i Afrikës Qendrore.
Lloji i ri u zbulua nga ekspertët e Spitalit Universitar në Marsejë, dhe u emërua përkohësisht B.1.640.2.
Në një studim paraprak, ekspertët e qeverisë franceze identifikuan 46 mutacione në variant dhe deklaruan se varianti i ri mund të jetë më ngjitës se lloji origjinal.
Top Channel