Një këngëtar i veçantë si Niko/ I riu me autizëm i apasionuar edhe pas kitarës

02/01/2022 20:14

Niko Dylgjeri e ka këngën në zemër. I riu me spektrin e autizmit flet më mirë përmes muzikës. Por veç këngës ai është i lidhur edhe me instrumentat muzikorë.

“Më e vështira dhe më e bukura është kitara. Ndihem shkëlqyer në kitarë”- thotë Niko Dylgjeri.

22 vjeçari ka mbaruar arsimin e mesëm në Liceun Artistik, e prej dy vitesh vijon rrugëtimin artistik në Akademinë e Arteve. Por ai e ndjen që jo të gjithë e kanë mirëpritur.

Pavarësisht sfidave të përditshme të Nikos, ai nuk dorëzohet.

“Uroj të punoj nëpër lokale, nëpër klube. Shpresoj ta gjej pas shkollës. Këshilla që do të thoja: Të punojmë fort që të arrijmë cdo gjë!”- vijoi Niko.

Top Channel