COVID-19 në Maqedoninë e Veriut/ Ministria e Shëndetësisë: 246 raste të reja

02/01/2022 18:56

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga 4.072 testime, 246 kanë rezultuar pozitiv për COVID-19.

Prej rasteve të reja 145 janë në Shkup, Strumicë 16, Prilep 14, Shtip, Ohër dhe Manastir 12 etj. Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 547 pacientë të shëruar dhe 6 persona kanë humbur jetën.

Që nga fillimi i epidemisë në Maqedoninë Veriore janë diagnostikuar 225.730 raste me COVID-19, prej tyre 212.927 janë shëruar dhe 7.975 persona kanë vdekur.

Top Channel