Një aksident ka ndodhur në afërsi të Xarrës në Sarandë.

Policia njofton se shtetasi me iniciale K.A., 40 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Opel”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë janë dëmtuar lehtë bashkëshortja shtetasja L.A.,37 vjeçe, dhe vajza 5 vjece, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit

Top Channel