Viti i ri 2022 erdhi/ Qytetarët festuan në sheshe. Urimet për një vit pa pandemi
01/01/2022 12:02
Një spektakël fishekzjarresh ishte dhurata e fundvitit për të gjithë njerëzit që po festonin ne sheshin Skënderbej i cili pavarësisht situatës së covidit ishte i mbushur plot.
Kjo është nata e parë e ndërrimit të viteve në kohën e koronavirusit që festohet pa orare kufizuese dhe njerëzit janë kaq të lumtur.
Teksa trokasin gotat me njëri tjetrin dhe përqafohen me mall në festat e mëdha tradicionale si dikur , urimi i përgjithshëm i tyre dëgjohet të jetë: Të kemi shëndet. Kjo është edhe dëshira ime për te gjithë ju, shëndet, lumturi e suksese që t’iu shoqërojnë në çdo sekondë të vitit 2022.
Top Channel