Të mbash gjallë apo ta kultivosh traditën jo shpesh herë është e lehtë. Mimoza Pjetraj është një nga ato gra të Zadrimës, e cila jetën e saj prej më shumë se 20 vitesh ja ka kushtuar traditës dhe tezgjahut të cilën e ka të trashëguar nga nëna dhe gjyshja e saj e duke bërë që kjo traditë të trashëgohet dhe tek e bija.

Punimet me mëndafsh janë ato që zënë vendin kryesor në mbulesa apo edhe në veshjet tradicionale të Zadrimës, dhe vetë ajo na tregon se si arrihet të perpunohet kjo fije, e cila zanafillën e saj e ka nga krimbi.

Të shumta janë punimet që ajo ka bërë gjatë këtyre viteve, por ajo që mbetet më pranë zemrës së Mimozës është velloja që punoi për vajzën e saj me të cilën nusëroi këtë verë.

Kjo traditë edhe në ditet e sotme vijon të ruhet me fanatizëm nga gratë e Zadrimës, ndërsa po mundohen ta trashegojnë edhe tek brezat e rinj nga të cilet ka patur një interes jo vetëm për t’i blerë, por edhe për t’i punuar, punime të cilat po preferohen brenda dhe jashtë vendit.

Top Channel