Me sa duket anakonda qëlloi të mos ishte shumë e uritur.
Një zhytës videograf italian që prej dekadash ka pasion krijesat nënujore, ka marrë së fundmi një shpërblim të veçantë me një takim “miqësor” me një gjarpër anakonda 7 metra të gjatë, në fundin e një lumi në Brazil.
Bartolomeo Bove njihet për filmimet e tij të peshkaqenëve në habitatin e tyre natyral, dhe i ndan eksperiencat në kanalin e tij te rrjetit YouTube, ku i shijon e gjithë bota.
Verën që shkoi Bove ishte në Brazil ku arriti të filmonte e të notonte me gjarprin më të madh të botës, anakondën e gjelbër gjigante.
Habitati natyral i anakondës janë lumenjtë dhe kënetat e Amerikës së Jugut, ku bimësia e dendur dhe ujërat e cekët i lejojnë të maskohet për të gjuajtur prenë e saj.
Bove gjeti vendin e përkryer për filmimin e tij siç ishte lumi Formoso në Brazil—që është ndoshta i vetmi vend në botë ku njeriu mund të notojë me anakondën gjigante.
Bove dhe partneri i tij i zhytjes Juca Ygarape arritën të takoheshin me anakondën femër 7 metra të gjatë dhe peshë 100 kg, për të cilinata thonin se lëvizte me hijeshi e madje sillje në mënyrë disi lozonjare me njerëzit.
“Përbindëshi” i ujit, dukej se ishte e interesuar dhe te kamera e zhytësve, të cilën shihet që e inspekton me gjuhe, para se të largohej përtej rrjedhës së lumit.
Bove tregon:
“Anakonda notonte me qetësi e paqe, ajo nuk tregonte interes ndaj prezencës sonë, ishte kurioze për kameran time dhe i lëpiu njëherë lentet”.
“Kjo sjellje e anakondës hedh poshtë mitet se është një gjarpër agresiv, apo që rrezikon jetën e njerëzve”.
Por me siguri në atë kohë kafsha nuk do të ketë qenë e uritur, per faktin se anakondat preferojnë ta bëjnë natën gjuetinë e tyre.
Anakonda e gjelbër arrin një masë të tilla impresionuese prej dietës së saj të shumëllojshme me breshka uji, derra të egër, këlyshë aligatori, zogj, kapibarana, apo çdo gjë tjetër të gjallë që mund te kapërdijë.
Anakondat ashtu si boa-t, nuk janë helmuese, por kanë një dyshe dhëmbësh të mprehtë e te fuqishem, me të cilat mbajnë të bllokuar gjahun e tyre para se t’i përdridhen në trup për ta mbytur me shtrëngim.
Top Channel