Tirana në prag të ndërrimit të viteve, gati për artistët që do performojnë dhe spektaklin e fishekzjarreve

31/12/2021 16:24

Teksa na ndajnë vetëm pak orë nga ndërrimi i viteve, sheshi Skënderbej po përgatitet për spektaklin  e organizuar nga Bashkia e Tiranës.

Atmosfera festive duket qartë teksa i gjithë sheshi është i mbushur me njerëz. Mbrëmjen e sotme, do të performojnë në shesh këngëtarët Elvana Gjata dhe Alban Skënderaj.

Përvec tyre do të ketë edhe një super spektakël fishekzjarrësh. Një ditë më parë, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se viti tjetër, kur Tirana do të jetë “Kryeqyteti Europian i Rinisë”, është një mundësi e artë për të treguar se kush jemi.

“Në ndërrimin e viteve, kur Tirana merr zyrtarisht titullin “Kryeqyteti Europian i Rinisë”, do të jetë imazhi dhe talenti më europian që ka prodhuar Shqipëria. Do të doja që ta nisnim me këmbë të mbarë dhe t’u urojmë të gjithëve nga sheshi në një spektakël fishekzjarrësh edhe me muzikën më të mirë në vend, një vit sa më të mbarë 2022!”, tha Veliaj.

Elvana Gjata shprehu se duhet të gëzojmë për jetën dhe shpresën. Ndërsa për Alban Skënderajn kjo është një festë për ta marrë vitin e ri me më shumë pozitivitet.

FOTO GALERI
6/23

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA