Të gjithë presin ndërrimin e viteve në Korçë, rëndohet trafiku që në hyrje të Elbasanit

31/12/2021 12:55

Korça është totalisht e prenotuar sonte!

Shqiptarë dhe shtetas të huaj kanë zgjedhur të kalojnë natën e ndërrimit të viteve në qytetin juglindor. Për pasojë është krijuar trafik i rënduar në rrugë.

Mjetet lëvizin me vështirësi që në hyrje të Elbasanit, ashtu siç duket dhe nga pamjet.

Pazari i Vjetër i Korçës, një ansambël me vlera kulturore e monumentale mbetet ndalesa kryesore e turistëve. Në sytë e tyre,Korça mbetet një qytet i qetë dhe atraktiv për gjithçka ofron.

Për natën e ndërrimit të viteve duket se ky qytet do të jetë epiqendra e festimeve dhe si çdo herë gatimet tradicionale, muzika dhe serenatat aq të njohura do të mbizotërojnë.

Top Channel