Të acaruar nga masat e rrepta anti-Covid te vendosura prej qeverisë së tyre, holandezët kanë vërshuar në Belgjikën fqinjë për t`a kaluar aty këtë moment festiv, pavarësisht thirrjeve të autoriteteve që të mos kalojnë kufirin.
Holanda ka vendosur kufizimet ndoshta më të ashpra dimërore në Europë, me mbylljen e të gjithë dyqaneve jo thelbësorë, restoranteve, bareve, kinemave, muzeve dhe teatrove deri në 14 janar në përpjekje për të frenuar një valë të re masive infektimesh nga Omicron.
Në kontrast me të, Masat në Belgjikë janë mjaft më të buta, pavarësisht se edhe këtu ekziston frika e një hovi të ri të infektimeve. Vizitorët holandezë kanë mbushur kafenetë e dyqanet e Anverës, e po nxitojnë të bëjnë sa më shumë blerje, përpara se të kthehen në shtëpi.
Për bizneset lokale, ky ishte një lajm shumë i mirë.
Agjensia belge e lajmeve Belga njoftoi se vetëm të mërkurën, drejt Anverës kanë udhëtuar më shumë se 7600 vizitorë holandezë.
Top Channel