Tenderi i uniformave, Gjykata e Posaçme jep dënimet për 10 të akuzuarit

30/12/2021 16:13

Gjykata e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit dha këtë të enjte masat e sigurisë për dhjetë zyrtarët e Ministrisë së Brendshme të akuzuar për tenderin e uniformave.

Ish-drejtoresha e Agjencisë së Blerjeve të Përqëndruara në Ministrinë e Brendshme, Edlira Naqellari është dënuar me një vit burg. Me një vit burg u dënua edhe Flutura Çekrezi, ndërsa me nga 10 muaj u dënuan Kreshnik Bejkaj, Fatmir Demneri dhe Maringlen Buzali.

Janë liruar me kusht Anisa Bogdani, Ani Omuri, Aurora Mulla, Klevis Hasani dhe Gëzim Mingaj. Gjykata vendosi që shtetasi Klevis Hasani është i detyruar të kryejë 80 orë punë në interes publik dhe kjo punë duhet kryer brenda afatit prej 6 muajsh që nga dita e marrjes së vendimit formë të prerë.

Këta persona e kanë të pamundur për të ushtruar funksione publike për një afat 5-vjeçar.

Dhjetë zyrtarët u arrestuan për abuzime me tenderin 2.8 miliardë lekë të uniformave të Policisë së Shtetit, të cilët u akuzuan për “shpërdorim detyre” dhe “shkelje të barazisë në tendera”.

Abuzimet me tenderin e uniformave të Ministrisë së Brendshme janë konstatuar në raport me cilësinë, sasinë dhe çmimin e uniformave.

Si pjesë e hetimeve për zbulimin e kësaj afere korruptive, rezulton se në ndihmë të SPAK-ut janë dy persona të cilët pranuan të bashkëpunojnë me drejtësinë.

Një nga dëshmitë është edhe për bashkimin e dy tenderave atë të prodhimit dhe shpërndarjes së këpucëve, me atë të veshjeve, ç’ka e ka kufizuar mundësinë për të marrë pjesë më shumë se një kompani në garë.

Tenderi i uniformave është dhënë në kohën kur ministër i Brendshëm ishte Sandër Lleshaj, ndërsa abuzimi është kallëzuar në SPAK nga ish-deputeti Muslim Murrizi në vitin 2020.

Vendimet: 

  1. Deklarimin fajtore të të pandehurës Edlira Naqellari, për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” kryer në bashkëpunim e parashikuar nga neni 258 dhe 25 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e saj me 1 (një) vit dhe 6 (gjashtë) muaj burgim.
  • Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale masës së mësiperme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht e pandehura Edlira Naqellari me 1 (një) vit burgim.
  • Vuajtja e dënimit për të pandehurën Edlira Naqellari fillon nga dita e arrestimit të saj dhe do të kryhet në një Institucion të Ekzekutimit të Vendimeve Penale për gratë.
  • Në zbatim të nenit 35 të K.Penal heqjen e të drejtës për të pandehurën Edlira Naqellari për të ushtruar funksione publike për një afat 5 vjeçar.
  1. Deklarimin fajtore të të pandehures Flutura Çekrezi, për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” kryer në bashkëpunim e parashikuar nga neni 258 dhe 25 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e saj me 1 (një) vit dhe 6 (gjashtë) muaj burgim.
  • Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale masës së mësiperme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht e pandehura Flutura Çekrezi me 1 (një) vit burgim.
  • Vuajtja e dënimit për të pandehurën Flutura Çekrezi fillon nga dita e arrestimit të saj dhe do të kryhet në një Institucion të Ekzekutimit të Vendimeve Penale për gratë.
  • Në zbatim të nenit 35 të K.Penal heqjen e të drejtës për të pandehurën Flutura Çekrezi për të ushtruar funksione publike për një afat 5 vjeçar.
  1. Deklarimin fajtore të të pandehures Anisa Bogdani, për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” kryer në bashkëpunim e parashikuar nga neni 258 dhe 25 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e saj me 1 (një) vit dhe 3 (tre) muaj burgim.
  • Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale masës së mësiperme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht e pandehura Anisa Bogdani me 10 (dhjetë) muaj burgim.
  • Në aplikim të nenit 59 të K.Penal urdherohet pezullimi i ekzekutimit të vendimit të dënimit me burgim për pjesën e mbetur pa vuajtur të tij duke e vene të pandehurën Anisa Bogdani ne provë për një periudhë kohe prej 20 muaj, me kusht që gjatë kësaj kohe të mos kryeje vepër tjetër penale si dhe të mbajë kontakte të rregullta me Zyren e Shërbimit të Provës ku ka vëndbanimin e saj.
  • Në zbatim të nenit 261/1 shkronja “b” të K.Pr.Penale shuarjen e masës së sigurimit personal “arrest në shtëpi” e caktuar ndaj të pandehures Anisa Bogdani me vendimin nr. 48, dt. 07.07.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
  • Në zbatim të nenit 35 të K.Penal heqjen e të drejtës për të pandehurën Anisa Bogdani për të ushtruar funksione publike për nje afat 5 vjeçar.
  1. Deklarimin fajtore të të pandehures Ani Omuri, për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” kryer në bashkëpunim e parashikuar nga neni 258 dhe 25 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e saj me 1 (një) vit dhe 3 (tre) muaj burgim.
  • Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale masës së mësiperme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht e pandehura Ani Omuri me 10 (dhjetë) muaj burgim.
  • Në aplikim të nenit 59 të K.Penal urdherohet pezullimi i ekzekutimit të vendimit të dënimit me burgim për pjesën e mbetur pa vuajtur të tij duke e vene të pandehurën Ani Omuri ne provë për një periudhë kohe prej 20 muaj, me kusht që gjatë kësaj kohe të mos kryeje vepër tjetër penale si dhe të mbajë kontakte të rregullta me Zyren e Shërbimit të Provës ku ka vëndbanimin e saj.
  • Në zbatim të nenit 261/1 shkronja “b” të K.Pr.Penale shuarjen e masës së sigurimit personal “arrest në burg” e caktuar ndaj të pandehures Ani Omuri me vendimin nr. 48, dt. 07.07.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
  • Urdherohet lirimi i menjëhershem i të pandehurës Ani Omuri nga ambjentet e paraburgimit nëse ajo nuk mbahet e arrestuar me ndonjë masë tjetër sigurimi “arrest në burg” si e dyshuar për kryerjen e ndonjë vepre tjetër penale apo me ndonjë vendim dënimi me burgim.
  • Në zbatim të nenit 35 të K.Penal heqjen e të drejtës për të pandehurën Ani Omuri për të ushtruar funksione publike për nje afat 5 vjeçar.
  1. Deklarimin fajtore të të pandehures Aurora Mulla, për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” kryer në bashkëpunim e parashikuar nga neni 258 dhe 25 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e saj me 1 (një) vit dhe 3 (tre) muaj burgim.
  • Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale masës së mësiperme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht e pandehura Aurora Mulla me 10 (dhjetë) muaj burgim.
  • Në aplikim të nenit 59 të K.Penal urdherohet pezullimi i ekzekutimit të vendimit të dënimit me burgim për pjesën e mbetur pa vuajtur të tij duke e vene të pandehurën Aurora Mulla ne provë për një periudhë kohe prej 20 muaj, me kusht që gjatë kësaj kohe të mos kryeje vepër tjetër penale si dhe të mbajë kontakte të rregullta me Zyren e Shërbimit të Provës ku ka vëndbanimin e saj.
  • Në zbatim të nenit 35 të K.Penal heqjen e të drejtës për të pandehurën Aurora Mulla për të ushtruar funksione publike për nje afat 5 vjeçar.
  1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Kleivis Hasani, për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” kryer në bashkëpunim e parashikuar nga neni 258 dhe 25 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 1 (një) vit dhe 3 (tre) muaj burgim.
  • Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale masës së mësiperme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Kleivis Hasani me 10 (dhjetë) muaj burgim.
  • Në aplikim të nenit 63 të K.Penal urdherohet pezullimi i ekzekutimit të vendimit të dënimit me burgim për pjesën e mbetur pa vuajtur të tij duke e urdhëruar të pandehurin Kleivis Hasani që të kryejë 80 (tetëdhjetë) orë pune në interes publik.
  • Puna në interes publik të kryhet brënda afatit prej 6 (gjashtë) muajsh nga dita e marrjes se vendimit formë të prerë.
  • Detyrohet i pandehuri Kleivis Hasani që të mbaje kontakte të rregullta me Zyrën e Shërbimit të Provës ku ka vëndbanimin e tij.
  • Në zbatim të nenit 261/1 shkronja “b” të K.Pr.Penale shuarjen e masës së sigurimit personal “arrest në burg” e caktuar ndaj të pandehurit Kleivis Hasani me vendimin nr. 48, dt. 07.07.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
  • Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i të pandehurit Kleivis Hasani nga ambientet e paraburgimit nëse ai nuk mbahet i arrestuar me ndonjë masë tjetër sigurimi “arrest në burg” si i dyshuar për kryerjen e ndonjë vepre tjetër penale apo me ndonjë vendim dënimi me burgim.
  1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Kreshnik Bejkaj, për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” kryer në bashkëpunim e parashikuar nga neni 258 dhe 25 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 1 (një) vit dhe 3 (tre) muaj burgim.
  • Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale masës së mësiperme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Kreshnik Bejkaj me 10 (dhjetë) muaj burgim.
  • Vuajtja e dënimit për të pandehurin Kreshnik Bejkaj fillon nga dita e arrestimit të tij dhe do të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së zakonshme.
  • Në zbatim të nenit 35 të K.Penal heqjen e të drejtës për të pandehurin Kreshnik Bejkaj për të ushtruar funksione publike për një afat 5 vjeçar.
  1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Gëzim Mingaj, për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” kryer në bashkëpunim e parashikuar nga neni 258 dhe 25 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 1 (një) vit dhe 3 (tre) muaj burgim.
  • Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale masës së mësiperme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Gëzim Mingaj me 10 (dhjetë) muaj burgim.
  • Në aplikim të nenit 59 të K.Penal urdherohet pezullimi i ekzekutimit të vendimit të dënimit me burgim për pjesën e mbetur pa vuajtur të tij duke e vene të pandehurin Gëzim Mingaj ne provë për një periudhë kohe prej 20 muaj, me kusht që gjatë kësaj kohe të mos kryeje vepër tjetër penale si dhe të mbajë kontakte të rregullta me Zyren e Shërbimit të Provës ku ka vëndbanimin e tij.
  • Në zbatim të nenit 261/1 shkronja “b” të K.Pr.Penale shuarjen e masës së sigurimit personal “arrest në burg” e caktuar ndaj të pandehurit Gëzim Mingaj me vendimin nr. 48, dt. 07.07.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
  • Urdherohet lirimi i menjëhershem i të pandehurit Gëzim Mingaj nga ambjentet e paraburgimit nëse ai nuk mbahet i arrestuar me ndonjë masë tjetër sigurimi “arrest në burg” si i dyshuar për kryerjen e ndonjë vepre tjetër penale apo me ndonjë vendim dënimi me burgim.
  1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Fatmir Demneri, për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” kryer në bashkëpunim e parashikuar nga neni 258 dhe 25 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 1 (një) vit dhe 3 (tre) muaj burgim.
  • Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale masës së mësiperme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Fatmir Demneri me 10 (dhjetë) muaj burgim.
  • Vuajtja e dënimit për të pandehurin Fatmir Demneri fillon nga dita e arrestimit të tij dhe do të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së zakonshme.
  • Në zbatim të nenit 35 të K.Penal heqjen e të drejtës për të pandehurin Fatmir Demneri për të ushtruar funksione publike për një afat 1 (një) vjeçar.
  1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Mariglen Buzali, për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” kryer në bashkëpunim e parashikuar nga neni 258 dhe 25 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 1 (një) vit dhe 3 (tre) muaj burgim.
  • Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale masës së mësiperme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Mariglen Buzali me 10 (dhjetë) muaj burgim.
  • Vuajtja e dënimit për të pandehurin Mariglen Buzali fillon nga dita e arrestimit të tij dhe do të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së zakonshme.
  • Në zbatim të nenit 35 të K.Penal heqjen e të drejtës për të pandehurin Mariglen Buzali për të ushtruar funksione publike për një afat 1 (një) vjeçar.
  1. Mbrojtësi i caktuar kryesisht nga gjykata për të pandehurit në këtë proces gjyqësor, av. Shpëtim Kodhelaj të shpërblehet nga shteti sipas tarifave përkatëse.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA