Shpërthim infektimesh në Greqi, mbi 35 mjë raste të reja në 24 orët e fundit  

30/12/2021 17:24

Për të katërtën ditë rresht Greqia regjistron rekord infektimesh.

Në 24 orët e fundit, numri i rasteve me koronavirus ka shkuar në 35.580, prej të cilave 15.713 në prefekturën e Athinës, 3.997 në Selanik , 2.036  në Thessali dhe 1.576 në Kretë. Rreth 3/4 e tyre i përkasin variantit Omicron. Mosha mesatare e të infektuarve është vetëm 37 vjeç.

Numri i vdekjeve ka shkuar në 72, në total prej fillimit të pandemisë 20.708, ndërsa  636 janë të intubuarit, prej të cilëve 85% janë të pavaksinuar. Numri i shtrimeve të përditshme në spitale, ka shkuar sot në 421.

Top Channel