Pagat informale dëmtojnë pensionet! Ekspertët e punësimit komentojnë shifrat e listës së pagës së 630 mijë shqiptarëve

30/12/2021 12:25

Rrjedhja e listës së pagave për rreth 690 mijë persona në Shqipëri ishte një skandal që tronditi jetën sociale të qytetarëve.

Ajo që binte në sy ishte se shumë kompani private profesionistët i pagunin me rrogë minimale ose shumë më ulët në krahasim me mesataren e tyre në treg, duke treguar se sistemi me dy bordero vazhdon të jetë i pranishëm.

Për eksperten e punësimit, Eranda Ymerali evazioni është i dukshëm dhe duhet ndërhyrja e qeverisë:

Ne nuk mund ta mohojmë edhe pjesën e mosdeklarimit të plotë të pagave, por edhe të shumë objekteve që operojnë në Shqipëri. Mbetet ende shumë punë për tu bërë, përsa i përket nivelit të pagave që deklarohet“.

Mosdeklarimi i plotë i pagës rrjedhimisht do të thotë edhe më pak kontribute në skemën e pensionit. Nëse si i ri sot paguhesh më pak, në moshë të thyer pensioni do të jetë më i ulët, por rreziku nuk është vetëm kjo:

I pari ndikim i drejtpërdrejtë i vjen shtetit sepse nuk derdhen të plota kontributet që një punonjës ose një kompani paguajnë punonjësit e saj dhe në të njëjtën kosh është ndikim te vetë punonjësit që duhet të ndërgjegjësohen që paga e tyre ë jetë e plotë ,për faktin që nesër pasnesër kur të dalin në pension niveli i tyre do të dalë shumë i ulët në bazë të pagës që kanë deklaruar“.

Skema e pensioneve ndodhet në një rrezik real siç është evidentuar qartë edhe nga raporti i KLSH-së. Çdo vit Buxheti i Shtetit detyrohet të paguajë miliarda lekë për të kompensuar pensionet, të cilat duhet të mbuloheshin nga kontributet e pagave, por që për shkak të informaliteti edhe të rritjes së papunësisë deficiti vazhdon të thellohet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA