Koncerti i festës së Vitit të Ri/ Elvana Gjata dhe Alban Skënderaj do interpretojnë në sheshin “Skënderbej”

30/12/2021 19:20

Elvana Gjata dhe Alban Skënderaj janë dy artistët që do të performojnë në natën e ndërrimit të viteve në sheshin “Skënderbej”, një spektakël I organizuar nga Bashkia e Tiranës.

Kryebashkiaku Erion Veliaj tha se veç dy artistëve të famshëm shqiptarë, në shesh do të ketë edhe një super spektakël fishekzjarrësh.

“Me Elvanën dhe Albanin kemi planifikuar një super surprizë për nesër mbrëma: Do e presim të tre Vitin e Ri, vitin kur Tirana do të jetë “Kryeqyteti Europian i Rinisë”. Koncertin do ta fillojmë në orën 22:00, që njerëzit të kenë mundësi të mbarojnë darkën, e më pas të festojmë me një super spektakël me fishekzjarrë – ndoshta spektakli më i bukur për fëmijët – me anë të të cilit duam të japim mesazhin se jeta vazhdon”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku tha se viti tjetër, kur Tirana do të jetë “Kryeqyteti Europian i Rinisë”, është një mundësi e artë për të treguar se kush jemi.

“Në ndërrimin e viteve, kur Tirana merr zyrtarisht titullin “Kryeqyteti Europian i Rinisë”, do të jetë imazhi dhe talenti më europian që ka prodhuar Shqipëria. Do të doja që ta nisnim me këmbë të mbarë dhe t’u urojmë të gjithëve nga sheshi në një spektakël fishekzjarrësh edhe me muzikën më të mirë në vend, një vit sa më të mbarë 2022!”, tha Veliaj.

Elvana Gjata shprehu se duhet të gëzojmë për jetën dhe shpresën. Ndërsa për Alban Skënderajn kjo është një festë për ta marrë vitin e ri me më shumë pozitivitet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA