Vrasja e 32-vjeçarit në Peqin/ Arrestohen dy bashkëpunëtorët! Gjendet makina e viktimës, autorët u larguan me të

29/12/2021 09:03

Dy shtetas janë arrestuar sot, pasi dyshohet se kanë ndihmuar autorët e vrasjes së 32-vjeçarit Albi Bashaliu, dy ditë më parë në Peqin.

Policia ka vënë në pranga për fshehje të krimit dhe pengimin e punës së efektivëve në procesin hetimor 41-vjeçarin  Veiz Bashaliu, djali i xhaxhai të viktimës dhe 30-vjeçarin Mikel Xhaja, të dy banues në fshatin Goxhaj, ku ndodhi krimi.

Ndërkohë, rreth orës 01:00, policia njofton se ka gjetur në aksin rrugor Gosë-Vibashtovë të Rrogozhinës automjetin e viktimës, tip “Volkswagen Caddy”. Dyshohet se autorët, pasi kanë djegur mjetin e tyre në vendngjarje, janë larguar pikërisht me makinën e Bashaliut. Në makinë janë gjetur sende që mund të ndihmojnë në hetimin e çështjes dhe identifikimin e autorëve.

Krimi ndodhi të hënën në fshatin Gjoçaj të Peqinit rreth orës 08.39 të mëngjesit. Albi Bashaliu ishte vëllai i Leonard Bashaliut, i cili është i dënuar me burg pasi në qershor të këtij viti ka vrarë Ylber Xhahysën, për një konflikt të ndodhur pesë vite më parë, pasi viktima i kishte gërvishtur makinën.

Viktima, i cili ishte edhe pronar kabllori, ka qenë ulur në lokal, por pas disa minutash ka mbërritur Leonard Bashaliu dhe e ka qëlluar me katër  plumba. Sherri me autorin e vrasjes, Bashaliun nisi për shkak të një konflikti që kanë pasur pesë vite më parë për gërvishtjen e makinës.

Autori ka deklaruar në polici se viktima e kishte qëlluar me grusht para pesë vitesh dhe mëngjesin e sotëm kishte arritur të përballej me të dhe ta vriste. Ai ka treguar se ka qenë edhe në gjendje të rënduar psikologjike për shkak të situatës familjare sepse babai i tij është i paralizuar ndërsa vëllai vuan nga epilepsia.

Ylber Xhahysa, personi që vrau Leonard Bashaliu në qershor, vëllai i viktimës Albi Bashaliu

Pista kryesore në të cilën po heton policia është se ekzekutimi i 35-vjeçarit është vrasje për hakmarrje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA