‘Hasta la vista, baby’/ Arnold Schwarzenegger dhe Maria Shriver janë zyrtarisht të divorcuar pas ndarjes së pronave (fotot)

29/12/2021 18:06

Shriver depozitoi kërkesën e divorcit nga Schwarzenegger në vitin 2011 pas 25 vjet martese.

Aktori veteran i aksionit Arnold Schwarzenegger dhe Maria Shriver, pinjolle e familjes së famshme Kennedy të politikës, kanë përfunduar së fundmi procedurat e tyre të divorcit, konfirmojnë burime të rrjetit Fox News.

66 vjeçarja Shriver kishte kërkuar fillimisht divorcin nga tashmë 74 vjeçari Schwarzenegger, në korrik  2011 duke cituar si arsye klishenë ligjore të “diferencave të parikëshillueshme.”

Mbyllja e divorcit të tyre Shriver e Schwarzenegger ishte penguar nga finalizimi i marrëveshjes së ndarjes së pronave.

Divorci i tyre u finalizua nga një gjykatës privat në fillim të muajit dhe më pas u nënshkrua nga një gjykatës në detyrë, sipas burimeve.

Divorci erdhi pas lajmit se aktori ishte bërë baba i një fëmije të jashtëligjshëm me kujdestaren e shtëpisë së çiftit Mildred Baena në vitin 1996. Schwarzenegger ka ruajtur tashmë një marrëdhenie me të birin Joseph, i lindur nga Beana.

Schwarzenegger e Shriver kanë së bashku katër fëmijë, djemtë Patrick e Christopher, dhe vajzat Christina e Katherine.

Megjithë skandalin publik të 2011, Schwarzenegger e Shriver kanë ruajtur një miqësi dhe kanë kaluar disa festa familjare së bashku. Shriver ka qenë në ditëlindjen e 73-të të Schwarzenegger së bashku me fëmijët në 2020.

Schwarzenegger kishte shkruar për tradhëtinë e tij në një libër kujtimesh, por Shriver kishte pritur deri mbarimin e mandatit të tij si guvernator në Kaliforni për të diskutuar çështjen.

“Sapo u ulëm për të diskutuar terapisti u kthye nga unë e tha, ‘Maria donte të vinte këtu sot e të te pyeste për fëmijën që ke lindur me pastruesen e shtëpisë Mildred (Baena),” shkruan Schwarzenegger në autobiografinë e tij.

“Unë i thashë terapistit, ‘Është e vërtetë,'” vijon libri.

FOTO GALERI
2/3
Mbyllja e divorcit të tyre Shriver e Schwarzenegger ishte penguar nga finalizimi i marrëveshjes së ndarjes së pronave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA