Skerdi Faria surprizoi Big Mamën në emisionin “Ftesë në 5” dhe e lumturoi jashtë mase shumë pasi janë miq të mirë.
Ai nuk hezitoi të bënte batuta me të për pjesëmarrjen në Big Brother Vip dhe faktit që “shpërtheu” gjatë debatit me Antonelën. Ndër të tjera foli edhe për karakterin e Big Mamës duke e cilësuar si person të fortë, por që të thotë se si është e vërteta.
Skerdi Faria: Po s’të vjen turp shkon në Big Brother pa mua? Unë i thashë pa Big Mamën nuk hy.
Big Mama: Po të kam përmendur. Je i vetmi që më kupton.
Skerdi Faria: E pashë se u bëre drru, të iku petulla fare. Si të vajti te Bigu. Sa ndejte?
Big Mama: 21 a 22 ditë.
Skerdi Faria: Shumë paske ndejtur.
Big Mama: Kam duruar fort.
Skerdi Faria: Thashë do i hyjë në dru të gjithëve. Ne jemi të dy ohoho tralala të dy dhe për karakterin që ka është shumë emotive, shumë e fortë por ta plas në surrat ashtu siç është.
Top Channel