Shtëpia ku banonte familja

Detaje të reja janë zbuluar këtë të martë për vrasjen e dy fëmijëve nga babai shqiptar në Gjermani.

Flamur R. 44 vjeç qëlloi për vdekje dy djemtë e tij  13 e 11 vjeç  dhe plagosi gruan, Advijen 38 vjeç dhe më pas vrau veten.

Sipas medias  gjermane Bild.de, në familjen shqiptare ka pasur shpesh debate dhe se në gjaknxehtësi e sipër ai ka qëlluar mbi familjen.

Mësohet se në të kaluarën ai ka kërcënuar edhe të afërmit të cilët e kanë denoncuar në polici.

Sipas zyrës së mirëqenies për të rinjtë, djemtë e tij gjithashtu kishin thirrur policinë në mars të vitit 2020 pas një debati të ashpër mes prindërve të tyre.

“Prindërit ishin shumë të kuptueshëm. Nuk kishim asnjë dëshmi se prindërit kishin probleme psikologjike. Ne gjithashtu nuk gjetëm asnjë tregues për ndonjë rrezik për mirëqenien e fëmijës”, sipas autoriteteve.

FOTO GALERI
9/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA