Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga reshjet të cilat kanë nisur që të dielën në mbrëmje dhe do të vazhdojnë gjatë gjithë ditës.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat nuk do të pësojnë ndryshime ku do të variojnë: në zonat malore, nga 01°C në 11°C, në zonat e ulëta nga 07°C në 17°C dhe në zonat bregdetare nga 09°C në 20°C.

Era do të fryjë në drejtim Jugor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 5 ballë.

Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot të paqëndrueshëm. Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 00°C në 06°C dhe në zonat e ulëta nga 03°C në 09°C.

Top Channel