Mungon ngrohja në shkolla/ Lezhë, nxënësit  dhe mësuesit gjejnë vetë ngrohëse

27/12/2021 12:29

Mungesa e sistemit të ngrohjes në disa shkolla të Lezhës është një problem që prej shumë kohësh nuk merr zgjidhje.

Nxënësit shprehen se kanë mbledhur lekë për të blerë ngrohëse apo ka nga ato klasa që kanë qenë mësuesit kujdestarë ata që kanë mundur të sigurojnë ngrohëse.

Shpesh mungesa e sistemit të ngrohjes sjell vështirësi në realizimin e procesit mësimor për këta nxënës, të cilët shpesh herë detyrohen të ndërpresin mësimin nga i ftohti.

Top Channel