Kërkimet në Drin për 50-vjeçarin që humbi një ditë më parë/ Banorët: Policia nuk ka mjetet, mungojnë polumbarët

27/12/2021 08:47

Një 50-vjeçar ka humbur kontaktet me familjarët e tij që prej së dielës.

Dyshohet se shtetasi mund të jetë mbytur në ujërat e Drini, pasi banorët  e kanë parë për herë të fundit buzë lumit, duke peshkuar.

Ata thonë se e kanë parë në Fushë Çidhën, në zonën e quajtur “Kepi i Dikës”.

Policia njoftoi një natë më parë se dërgoi ekipin e shpëtimit në vonë, por kërkimet u ndërprenë për shkak të errësirës: “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër dhe forcat ‘Shqiponja’, kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes. Aktualisht kërkimet janë ndërprerë për shkak të errësirës dhe do të rifillojnë përsëri në orët e para të mëngjesit”.

Por, sipas banorëve të zonës, grupi i kërkimit nuk ka polumbar, madje as dhe elektrik dore. Familjarët kërkojnë mobilizimin e specialistëve, me mjetet e duhura për të gjetur shtetasin e zhdukur që prej orës 17:00 të së dielës.

 

Top Channel