‘E ke fytyrën si skuth’, Vrenozi me Selin debatojnë ashpër për Kristin
Një performancë cirku në qytetin Tiumen në Siberinë ruse, ka shkuar mos më keq pasi ecësi në litar humbi ekuilibrin dhe ra përtokë nga një lartësi e konsiderueshme.
Shfaqja e rrezikshme të shtunës po kryhej pa rrjetën e sigurisë poshte akrobatit, i cili po ecte në ekuilibër në litar, ndërsa një performuese femër qëndronte mbi kokën e tij.
Burri kishte arritur në gjysmë të rrugës kur litari nisi të lëkundesh dhunshëm nën të dhe ai humbi ekuilibrin.
Asistentja e tij ishte e siguruar me kavo sigurie dhe shpëtoi pa u lënduar, por akrobati ra nga një lartësi prej gjashtë metrash para audiencave të shokuara.
Rënia ishte e keqe por çuditërisht akrobati besohej se shpëtoi pa lëndime serioze.
Ai kishte lënduar njërën kembë njoftonin mediat vendase, dhe po kryente skanimet e nevojshme.
Komentuesit online ladëronin kurajon e akrobatit dhe i uronin shërim të shpejtë.
Top Channel