Mbrëmjen e kësaj të diele do të transmetohet Episodi 8, Sezoni 1 i serialit të shumëpërfolur “$NOB”, krijuar nga Dalina Buzi me regji nga Redi Treni.

Ndërsa mendonim se pikëpyetjet e fillimit morën përgjigje duke plotësuar pak nga pak puzëllin e krijuar, ngjarjet sonte do të marrin kthesë tjetër duke shtuar akoma më shumë kuriozitetin se çfarë do të ndodhë.

7 episodet e transmetuara deri më tani kanë rezultuar të suksesshme duke bërë që njerëzit të mbërthehen përpara ekranit çdo të diel për të ndjekur seritë premierë. A do të ketë $NOB një sezon të dytë?

Ols Abazi: Ka filluar të shkruhet për sezonin e dytë , kemi marrë urime dhe përgëzime nga sponsorat tanë, gjë që është shumë e rëndësishme .

Por nëse është dikush që deri më tani nuk e ka parë $NOB, producenti Ols Abazi ka një thirrje për të gjithë ata të cilët nuk duhet ta humbasin.
$NOB transmetohet çdo të diel ora 20:00 në ekranin e Top Channel, ndërsa ritransmetimi i serialit është çdo të mërkurë ora 23:30.

Top Channel