Në Shqipëri sherebela është një bimë mjekësore shumë e rëndësishme. Natyra na ka bekuar me këtë bimë medicinale endemike, duke e pasur me bollëk kryesisht në zonën e Malësisë së Madhe.

Sherebela gjendet edhe në malësi të tjera të vendit të Veriut dhe të Jugut, aq sa dhe e eksportojmë në shumë vende të botës. Sipas burimeve, sherebela shqiptare është shumë e kërkuar në Shtetet e Bashkuara, Francë dhe Gjermani, për shkak të vlerave unike.

Vlerat Shëndetësore Të Sherebelës
• Përmban shumë vitamina dhe minerale
• Është shumë e pasur me antioksidantë
• Mirëmban shëndetin dentar
• Lehtëson simptomat e menopauzës
• Ul nivelin e sheqerit në gjak
• Ndihmon funksionet e trurit.
• Ul nivelet e kolesterolit në gjak
• Mbron kundër sëmundjeve kronike.

Sherebelë dhe Limon Kundër Toksinave
Ekspertët e rekomandojnë kombinimin e sherebelës me lëng limoni për të pastruar organizmin nga toksinat, Ky kombinim ka tendencën të eliminojë toksinat e tepërta që akumulohen në trupin e njeriut. Këto toksina akumulohen nga ushqimi, mjedisi, duhani e të tjerë. Ato dëmtojnë organet dhe gjakun duke shkaktuar probleme serioze në periudhë afatgjatë. Për pastrimin e trupit nga toksinat duhet të ndiqni këshillat e mëposhtme.

Mjafton të përzieni 250 ml ujë, dy lugë gjelle limon dhe dy lugë gjelle lëng sherebele e pak piper të zi. Përziejini përbërësit mirë dhe pijeni. Kura pastruese përbëhet nga 8-10 gota lëng në ditë. Përdorimi i kësaj kure nuk duhet shoqëruar me ushqim apo pije të tjera. Prandaj kjo rekomandohet të bëhet një herë në javë, ndonëse ka njerëz që e mbajnë këtë regjim drastik për 3-4 ditë.

Përveç pastrimit të organizmit nga toksinat, ky lëng ndihmon në humbjen e kilogramëve të tepërt. Ekspertët thonë se njerëzit që dëshirojnë të përdorin këtë kurë duhet të tregojnë kujdes. Lëngu i sherebelës, limonit dhe piperit të zi mund të ulë tensionin e gjakut dhe të shkaktojë marramendje ose humbje ndjenjash. /AgroWeb

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA