Policia ka arrestuar katërmbëdhjetë persona për vepra të ndryshme penale.

Në një njoftim për mediat, policia tha se efektivët e komisariatit Nr.1 në kryeqytet arrestuan në flagrancë shtetasit:

H.Gj., 61 vjeç, L. Gj., 59 vjeç dhe B. Gj., 52 vjeç, pasi në fshatin Hekal, Petrelë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kanosur dhe i kanë shkatërruar rrethimin e pronës shtetasit S. Gj.

Po ashtu, policia arrestoi në flagrancë shtetasit  G. G., 41 vjeç, me profesion inxhinier drejtues teknik, M. N., 32 vjeç, me profesion inxhinier përgjegjës për sigurinë dhe M. D., 33 vjeç, nënkontraktor në një firmë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, pasi në firmën ku këta shtetas punojnë, ka rënë nga lartësia dhe si pasojë ka humbur jetën, punëtori shtetasi E. O., 36 vjeç.

Gjithashtu, policia arrestoi edhe shtetasin B. D., 34 vjeç, pasi gjatë kontrollit të mjetit të tij nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :

A.H., 27 vjeç; G. Sh., 38 vjeç; Sh. H., 44 vjeç; A. B., 25 vjeç; A. T., 44 vjeç dhe D. Ç., 33 vjeç pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.

B.F., 32 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin e tij, ka aksidentuar një shtetase të mitur 7 vjeçe dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Top Channel