Paul Pogba ndodhet në vitin e fundit të kontratës me United dhe në verë pritet të largohet nga “Old Trafford” si lojtar i lirë. E ardhmja e mesfushorit francez lidhet me Real Madrid ose PSG, ndërsa “Djajtë e Kuq” duhet të gjejnë pasuesin e tij.
Ish-sulmuesi i majtë i kombëtares angleze, John Barnes ka një preferencë dhe këshillon drejtuesit e klubit të njohur anglez që të investojnë te Frenkie De Jong, holandezi 24-vjeçar i Barcelonës.
“Frenkie De Jong do të ishte një blerje e shkëlqyer për Manchester United. Pogba mund të largohet kështu që është shumë e rëndësishme të zëvendësohet me një lojtar të ri dhe të talentuar, i cili do të ketë mundësinë të kthehet në një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës.
De Jong ka gjithçka sa i përket saktësisë dhe intensitetit, teksa qëndrimi i tij në fushë është i shkëlqyer. Ai është lojtari për të cilin ka nevojë United në repartin e mesfushës”, deklaroi John Barnes.
Top Channel