Për juristët, publikimi i të dhënave personale nuk është vetëm thyerje e privatësisë. Por ata parashikojnë se keqbërësit do shfrytëzojnë kartën e identitetit, numrin e telefonit dhe targën e makinës.

Duke i publikuar këto të dhëna personale mund të kemi rritje të kriminalitetit në aspektin e krimit kibernetik, hakera të ndryshëm të cilët mund të orientojnë operacionet e tyre tek shumë njerëz që u dinë edhe pagën.

Arsyeja e dytë është publikimi i targave të makinës. Për targat, dikush që do të bëjë një krim tashmë e ka shumë më të lehtë, për të ndjekur prenë apo viktimën e tij.

Kur prokuroria po heton për shpërdorim dhe ndërhyrje në sistem, për avokatin Meminaj, ky rast duhet të shërbejë për ashpërsimin e mbrojtjes së të dhënave për të mos e trajtuar si kundravajtje.

 

Top Channel