Tjetër ndalesë për Trabzonspor në javën e 19-të e fundit për fazën e parë në kampionatin turk.

Skuadra e Abdullah Avci nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola në duelin ndaj Istanbul Basaksehir duke i dhënë mundësi Konyaspor-it të dyshes kuqezi Cikalleshi-Cekici të përfitojë dhe ta ngushtojë në 7 pikë diferencën me kreun në rast suksesi në sfidën shtëpiake ndaj Besiktas.

Por pavarsisht barazimit ndaj Basaksehir, Trabzonspor meriton duartrokitje për sezonin e shkëlqyer që po zhvillon dhe nëse vazhdon me këto ritme duke parë edhe ecurinë e dobët të tre klubeve të mëdha, Fenerbahce, Besiktas dhe Galatasaray me shumë gjasa do të shkojë drejt titullit kampion.

Pas një ecurie shumë negative u rikthye te fitorja dhe Galatasaray që mposhti 2-0 Antalyaspor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA