Studimi i cili u botua në fillim të këtij viti, u përqëndrua tek individët që patën luhatje të glicemisë nga argjërimi. Ky është një lloj prediabeti, ku nivelet e glukozës ngrihen ndërmjet vakteve, por nuk janë aq të larta sa për tu diagnostikuar me diabet. Pjesëmarrësit konsumuan 30gr kikirikë para gjumit për një periudhë gjashtë javore. Rezultatet treguan jo vetëm një përmirësim të nivelit të glukozës , por edhe një ulje të niveleve të triglicerideve.
Ky është një lajm i mirë duke marrë parasysh se kolesteroli i lartë është tepër i zakonshëm tek ata me diabet të tipit 2. Kikirikët kanë një indeks të ulët glicemie, i cili ndihmon për të parandaluar rritjen e sheqerit në gjak. Kjo gjë zvogëlon nevojën për insulinë. Gjithashtu kikirikët mund të ndihmojnë në mbajtjen e sheqerit në gjak të stabilizuar gjatë natës, gjë me të cilën luftojnë shumë diabetikë. Ky hulumtim gjithashtu mbështet një studim të mëparshëm të kryer në 2002-shin, ku u shqyrtuan përfitimet nga gjalpi i kikirikut tek gratë me diabet.
Pasi vëzhguan më shumë se 80,000 gra të rritura për një periudhë 16 vjeçare, ata zbuluan se konsumimi i gjalpit të kikirikut pesë herë në javë zvogëlonte rrezikun e tyre për të zhvilluar diabetin e tipit 2 me 21%. Një përqindje e madhe e njerëzve janë të prekur nga para-diabeti dhe nuk janë në dijeni të kësaj, duke qenë se ai nuk shfaq shenja klinike. Nëse jeni diagnostikuar apo jo, mund të jetë një ide e mirë të konsumoni kikirikë para se të flini./AgroWeb
Top Channel