Katolikët e Kosovës festojnë krishtlindjen dhe dje kanë ndjekur meshën në kishën katedrale shën Nënë Tereza. Ipeshkvi Dodë Gjergji drejtoi meshën.
“Në vendin tonë, në zemrat e shumë njerëzve dyshimi, dëshpërimi dhe pashpresia kanë krijuar një hapësirë të madhe boshllëku, ku frika, pasiguria dhe zhgënjimi, si një virus po na breng përbrenda”.
Ipeshkvi foli edhe për ndikimet e ekstremizmit fetar
“Nuk janë të paktë edhe ata që na paaftësia për të parë rrugët e reja të prosperitetit e lidhin shpresën me shpirtin lakmiçar, laraman ose vetëmohues, duke na servirur kthimin në të kaluarën sikur ajo neotomane, që nxisin akoma ndonjë nostalgji për komonizimin ose ofrojnë një neo-jugosllavizëm si rrugë që duhet ndjekur. Sigurisht nuk mungojnë edhe ata që nëpërmjet ekstremizmit fetar duan të na tjetërsojnë. Hiq më pak janë ata të cilët nëpërmjet liberalizmit ekstrem promovojnë shthurjen e sistemit të vlerave humane, morale, familjare dhe fetare, duke na sugjeruar drejt hiqit të pakuptimtë”.
Ai tha se këta të fundit propozojnë të mos njohim fe dhe të mos themi nënë, babë, krishtlindje.
“Që është edhe më e trishtueshme, miratojnë ndërprerjen e jetës së fëmijëve të palindur dhe këtë akt e quajnë të drejt. Por lere që e quajnë të drejt por për turpin e tyre dhe për të fyer ndoshta edhe të gjithë neve, parlamenti ynë e gjeti bash sonte që ta miratonte ligjin për abortin, megjithatë ne nuk e humbim shpresën tonë dhe këmbëngulim që të jemi ata të cilët besojnë dhe shpresojnë dhe që i binden fesë, që e duan jetën.”
Ipeshkvi Dodë Gjergji në fund tha se duhet ta duam vendin tonë, ta duam jetën dhe të ardhmen tonë.
Top Channel