Glaukoma është një sëmundje e Syrit në të cilën nervi optik pëson një dëmtim të pakthyeshëm. Nëse nuk trajtohet, kjo sëmundje mund të dëmtojë thellë shikimin, duke çuar deri në verbim të plotë dhe pa pasur mundësinë e një rikuperimi. Zakonisht Glaukoma shoqërohet me rritjen e tensionit të Syrit, megjithatë ekziston edhe një lloj Glaukome me tension normal të Syrit.
Si matet pikërisht tensioni i Syrit dhe sa ndikon rritja e tij në shfaqjen e Glaukomës?
Ekzistojnë shumë lloje Glaukome, por në vija të përgjithshme mund të ndahen në dy grupe kryesore; Glaukoma me kënd të ngushtë dhe Glaukoma me kënd të gjerë.
Pse Glaukoma është kaq e rrezikshme për shikimin dhe kush mund të preket prej saj?
Çdokush, në cdo moshë dhe i çdo gjinie mund të preket nga Glaukoma. Janë disa gjendje të caktuara që rrisin rrezikun për zhvillimin e Glaukomës, si për shembull: kryesisht të moshuarit, dëmtime në sy që mund të keni pasur më pare, trauma në sy që mund të keni përjetuar më parë mund të dëmtojë pjesë të syrit dhe efektet nuk shfaqen në moment, por më vonë.
Problemet me zemrën, presioni i ulët ose i lartë i gjakut dhe diabeti mund të luajnë një rol në rritjen e rrezikut për zhvillimin e Glaukomës. Duke njohur këto probleme shëndetësore, mund t’ju ndihmojë në procesin e kurimit te Glaukomës.
Alternativat e trajtimit të kësaj sëmundje në klinikën Gjermane të Syrit në Tiranë.
Gjithçka në Hipokrati!
Sonte, ora 17:00!
Top Channel!
Top Channel