Këngëtarja e njohur, Big Mama la në mënyrë të menjëhershme shtëpinë e Big Brother Albania Vip mbrëmjen e djeshme, pas një debati të befasishëm dhe të ndezur me banoren tjetër, Antonelën.
Gjithçka nisi pas një fjalie të shkodranes, që tha se Big Mama e ka sharë në serbisht dhe kaq mjaftoi që këngëtarja nga Tetova të shpërthejë ndaj Antonelës, teksa në fund kërkoi të dalë në mënyrë të menjëhershme nga shtëpia.
Në emision Big Mama shpjegoi se ishte prekur rëndë nga provokimi i Antonelës, teksa me reagimin saj gjeti mbështetje të madhe edhe nga publiku në rrjetet sociale.
Në krah të këngëtares doli edhe mesfushori Granit Xhaka, që i dedikoi një postim në rrjetet sociale Big Mamës, duke hedhur foton e saj me hashtagun “#Respect”….
Top Channel