Tirana fiton një derbi plot emocione por dhe të rëndësishëm për ecurinë e kampionatit. Bardheblutë fituan më shifrat 2 me 1 në një ndeshje që zgjati plot 102 minuta lojë.
Dhe goli i fitores u shënua në minutën e 100 nga Xhixha pas një aksioni që erdhi nga krahu i djathtë i sulmit të Tiranës. Ndërkohë sfida nisi me tension kur tifozët e Partizanit hodhën në fushë tymuese dhe ndeshja u ndërpre për disa minuta. Ishin bardheblutë që kaluan të parët në avantazh në minutën e 27 të pjesë së parë me ngo pas një topi që erdhi nga një goditje këndi.
Partizani arriti të barazojë sfidën vetëm në minutën e 80 pas një penalltie që u përsërit dy herë nga arbitri mes kundërshtive të shumta të lojtarëve të Tiranës.
Por bardheblutë nuk u dorëzuan dhe kur dukej se gjithçka do të mbyllej në barazim erdhi goli i fitores. Me këto tre pikë Tirana mban të konsoliduar vendin e parë duke përfituar dhe nga barazimi i ndjekësve si Kukësi dhe Vllanznia.
Top Channel