Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, duke komentuar ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re”, dhe gazin amerikan, ka deklaruar se Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje ka kundërshtuar çdo mundësi që e ka pas Kosova për të ardhur te një investim i ri.
Haradinaj ka thënë se kriza ekonomike ishte e paralajmëruar dhe pyetja shtrohet se “ku i kanë pas mend këta”. Sipas tij, Kurti po qon miliona çdo ditë në Serbi duke blerë energjinë elektrike, ndërsa me Kosovën e Re, Kosova do të ishte faktor në rajon.
“Këta njerëz e kanë pamundësuar gjendjen e fondeve për Kosovën e Re dhe qëllimi ka qenë të mbesim pa energji. Kurti nuk ka pas vetëdije kur e ka kundërshtuar ndërtimin e Termocentralit Kosova e Re, pasi thoshte se dëshiron ta na shes energjinë me 86 euro megavatin, e tash blen me mbi 625 euro, paratë po shkojnë në Serbi. A ia kemi pas borxh Kurtit me qëndruar në terr dhe mos ta pranojë investimet mbi 1 milard dollarë”, tha Haradinaj.
Sipas tij, kjo qeveri tash i kanë thënë jo edhe gazit amerikan i cili është kundër gazit rus, i cili sjelli krizën energjetike.
Top Channel