![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/1738593466_albinkurtirichardgrenell_sd-800x450.jpg)
06/02 19:26
Me nderime të larta shtetërore presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur presidentin e Republikës së Kroacisë, Zoran Milanoviç i cili do të qëndroj për vizitë zyrtare në Kosovë.
Pas kësaj ceremonie Osmani me homologun e tij Milanoviç do zhvillojnë një takim ndërsa, me pas do ketë konferencë për medie. Presidenti i Republikës së Kroacisë, Zoran Milanoviç në orën 12:00 do të takohet me kryeparlamentarin, Glauk Konjufca, ndërsa me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti do të takohet në orën 12:40.
Top Channel