Lufta në Iran, Rama bisedë online me ambasadorët shqiptarë në Lindjen e Mesme: Me ekipet tuaja informoni në kohë reale Dy persona të infektuar me koronavirus në vendin tonë janë bartës të variantit “Omicron”, deklaroi sot epidemiologia Eugena Tomini.
Tomini theskoi se aktualisht varianti dominues i koronavirusit është varianti “Delta”, i cilësuar si më transmetueshëm.
Duke shpjeguar se “Omicron” ka veti për t’u shpërndarë shumë herë më shpejt se variantet e mëparshme, Tomini tha se “në të tilla kushte është i domosdoshëm, respektimi i masave kufizuese”.
Në një intervistë për Top Channel, epidemiologu Ilir Alimehmeti shpjegoi se nuk e sheh shqetësues futjen e mutacionit “Omicron” në vendin tonë, përkundrazi mund ta ulë situatën.
Studimet e kryera në vendet e prekura tregojnë se “Omicron” nuk i prek shumë mushkëritë ndaj nuk shfaq klinike të rëndë.
Në lidhje me vdekjet Alimehmeti thotë se mungojnë të dhënat:
“Humbje jete ka si në mosha të reja ashtu dhe mosha të mëdha, por kjo për shkak të mos vaksinimit nga moshat e reja dhe rënies së imunitetit tek moshat e mëdha, pasi imuniteti nga vaksinat zgjat vetëm 6 muaj dhe ritmet e e vaksinimit me dozë të tretë nuk janë ato të pritshmet”.
Top Channel