Këshilli Kombëtar i PD/ Basha: Nga nesër duhet të jemi në terren me demokratët, duke filluar nga unë

23/12/2021 18:20

Partia Demokratike ka mbledhur sot Këshillin Kombëtar.

Burime për Top Channel raportojnë se Basha u ka kërkuar të gjithë anëtarëve të Këshillit që të jenë në terren me demokratët nga nesër, duke nisur dhe nga ai vetë.

Basha: E shkuara do të mbetet e shkuar. E ardhmja kërkon sfida, prandaj nga nesër të gjithë duke filluar nga unë do duhet të jemi në terren. Të punojmë me gjithë ata burra që ishin me ne, por edhe me ata që sot nuk na besojnë por u përdoren për mish për top.
Ata janë njerëz që kanë sakrifikuar janë të zhgënjyer me ne. Por ne duhet të punojmë me ta, ti bindim ata e të bëhemi bashkë.

Vijon…

Top Channel