Pa garë dhe pa votim të fshehtë Keshilli Kombetar plotësoi vakancat që prodhoi shkarkimi i mbështetësve të Sali Berishës nga disa forume drejtuese.
Lulzim Basha i besoi Arta Sakes drejtimin e Këshilli Kombëtar post që më e herët e mbante Edi Paloka.
Në të njëjtën menyre u emëruan edhe drejtuesit e katër sekretariateve, Indrit Sefa u caktua sekretar për Çështjet Zgjedhore, Roland Bejko për pushtetin vendor, për Diasporën u emërua sekretar Kreshnik Çollaku dhe Flamur Hoxha u emërua si sekretari i ri organizativ i Partisë Demokratike.
5 vendet e mbetura bosh për shkak të shkarkimeve neë Kryesi u plotësuan nga Helidon Bushati, Gazmend Koduzi, Xhemal Gjunkshi, Agron Kapllanaj dhe Xhelal Mziu.
Këshilli zgjodhi edhe katër annëtarët e Komisionit të Apelit, Etikës dhe Disiplinës të drejtuar nga Flutura Açka duke e bërë funksional si organ.
Ervin Salianji dhe Roland Bejko shprehën shqetësimin për Shmangien e përcaktimeve statutore për përzgjedhjen e funksionarëve të lartë të partisë duke kërkuar votim të fshehtë dhe kandidatura alternative, por kërkesa e tyre u kundërshtua nga sekretari i përgjithshëm Gazment Bardhi.
Edhe pse publikisht nuk pranon ekzistencën e krizës në PD Lulzim Basha lajmëroi se do dalë në terren për të ndryshuar mendim demokratëve që janë rreshtuar krah Sali Berishës.
Të njëjtën porosi kryedemokrati kishte dhe për anëtarët e këshillit kombëtar.
Top Channel