Abonentët e kompanisë Tibo duhet ta dinë që edhe kanalet televizive në gjuhën shqipe nga Maqedonia e Veriut dhe Kosova që transmetohen nga kjo kompani janë të vjedhura.

Këto janë ankesat që televizioni RTV 21 dhe TV 21 Maqedoni i kanë dërguar autoritetit të mediave në Shqipëri ku lajmërojnë se ata po vidhen nga kompania TIBO.

Zyrtarisht i kërkohet Ama-s që të reagojë dhe të ndaloje miratimin dhe transmetimet ilegale të kanaleve nga operatori Tibo i licencuar në Shqipëri.

Një kërkesë të ngjashme kanë dërguar edhe tre televizionet e tjera nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut, RTV Dukagjini, Kanal 10 si dhe Alsat M

Letra në emër të tyre është paraqitur nga Artmotion SHPK që është mbajtësi i vetëm i të drejtave të transmetimit.

Ndërkohë ama ka prej kohësh edhe njoftimet nga Top Media dhe Digitalb se po vijojnë të vidhen nga kompania Tibo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA