“Zgjoi” pranë nominimit për “Oscar”, reagimi i bukur i Dua Lipës në rrjetet sociale

22/12/2021 11:40

Një film nga Kosova është për herë të parë në listën e ngushtë të nominimeve për “Oscar 2022”.

“Zgjoi” është shumë pranë nominimit në kategorinë “filmi më i mirë ndërkombëtar”, pasi renditet mes 15 filmave të mundshëm për t’u përzgjedhur.

Ky lajm i ka gëzuar të gjithë, ndërsa sot këngëtarja Dua e Lipa e cilësoi lajmin si më të bukurin për t’u zgjuar”

Artistja, së bashku me prindërit e saj, Dukagjinin dhe Anesën, ishte e pranishme në premierën e “Zgjoit” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, reagoi pas lajmit të mirë për kinematografinë kosovare. Përmes një status në rrjetin sociale Facebook, ku ka përgëzuar të gjithë ekipin për suksesin e shënuar nga ky film.
Sukses i jashtëzakonshëm! “Zgjoi”, filmi i Blerta Bashollit, që rrëfen historinë e heroinës Fahrije Hoti dhe grave të Krushës, nën interpretimin e shkëlqyer të Yllka Gashit dhe kastës fantastike të aktorëve tanë, është zyrtarisht në listën e ngushtë për çmimin më prestigjioz Oscars në kategorinë e filmave të huaj. Bravo! Me ju drejt majave”, ka shkruar Osmani në “Facebook”.

Top Channel