Bledar Selmanaj, autori i dyshuar i vrasjes së Xhuljan Bullarit ka tentuar të arratiset nga spitali i burgut në Tiranë ku ndodhej për mjekim.

Selmanaj u arrestua më në zonën e Bllokut në Tiranë. Vrasja e 25 vjeçarit Xhuljan Bullari ndodhi në Babicë të Vlorës. I riu u ekzekutua me plumb në kokë, ndërsa Selmanaj kishte njohje të mëparshme me viktimën që dyshohet se e ka vrarë për motive të dobëta një natë para se të gjendej trupi i pajetë brenda mjetit tip “Fiat Punto”.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar në momentin e arrestimit, 39-vjeçarit iu gjetën dhe iu sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë me 1 krehër me 10 fishekë, 1 aparat celular dhe një shumë parash.

Ndërsa nga kontrolli në banesën e tij në lagjen “15 Tetori” në Vlorë, u gjet e groposur në oborrin e banesës së tij, një armë zjarri pistoletë me një krehër me 9 fishekë, me të cilën dyshohet se 39-vjeçari ka kryer vrasjen. Po ashtu u sekuestruan edhe disa veshje, të cilat dyshohen se janë përdorur nga autori gjatë vrasjes, si dhe 1 aparat celular.

Salmanaj nuk ishte emër i panjohur për policinë pasi ka qenë i dënuar për një sërë vjedhjesh në qytete të ndryshme të vendit, Tiranë, Fier e Vlorë. Sendet që vidhte, i shiste nëpër dyqane, ndaj u dënua në vitin 2012.

FOTO GALERI
2/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA