Nën akuzë për ngacmime seksuale, ylli i “Sex and the City” pushohet nga puna

22/12/2021 09:44

Chris Noth nuk do të jetë më pjesë e serialit dramë “The Equalizer”, pasi ndaj tij rëndojnë akuza për ngacmime seksuale.

Universal Television dhe CBS reaguan menjëherë, duke njoftuar se aktori nuk do të jetë më pjesë e kastit të tyre.

67-vjeçari u akuzua për përdhunim nga dy gra. Njëra prej tyre tha se ishte vetëm 22 vjeçe, kur Noth, atëherë 49 vjeç, abuzoi seksualisht me të.
Sulmi i parë dyshohet se ka ndodhur në vitin 2004, ndërsa i dyti thuhet se ka ndodhur në vitin 2015, tri vjet pasi Noth u martua me gruan e tij, Tara Wilson, me të cilin ka dy fëmijë.

Të dyja gratë pretendojnë se sulmet ndodhën në një nga shtëpitë e Noth-it, e para në apartamentin e tij në Los Angeles dhe e dyta në pronën e tij në New York, pasi aktori i ftoi ato. Ato kanë rrëfyer ne medie se lajmi për rifillimin e“Sex and the City” iu ngjalli kujtime të dhimbshme të takimeve të tyre me Noth-in.

“The Equalizer” sjell historinë e Mbretëreshës Latifah dhe ndjek ‘një figurë enigmatike që përdor aftësitë e saj të gjera për të ndihmuar ata që nuk kanë ku të kthehen’.

Në një deklaratë për The Hollywood Reporter, Noth, i cili ka dy djem mohoi me forcë çdo akuzë se i kishte sulmuar seksualisht.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA