Mediat ruse kanë filluar hapur fushatën për të përgatitur opinionin publik mbi një konflikt të mundshëm në Ukrainë. Një mesazh i qartë u përcoll një ditë më parë në kanalin shtetëror rus Rossiya 1, më i ndjekuri në vend.
“Shtetet e Bashkuara, duhet të heqin dorë nga hegjemonia e tyre, ajo hegjemoni ka përfunduar. Ose do të tërhiqen vullnetarisht ose do t`i detyrojmë ne me forcë. Rusia nuk e garanton mbijetesën e Ukrainës, sidomos si shtet sovran. Ndoshta jemi vërtet në prag të luftës me NATO”, tha spikerja.
Vladimir Putin kërkon që perëndimi të marrë parasysh kërkesat e tij që parashikojnë ndalimin e shtrirjes së NATO-s në lindje, por druhet se do të tentohet zvarritja e bisedimeve ndaj po ushtron presion mbi liderët e aleancës e të SHBA-së.
Së fundi, ndihmëssekretarja amerikane e Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Karen Donfried.
Shtetet e Bashkuara dhe Rusia me gjasë do të mbajnë bisedime muajin e ardhshëm për të diskutuar për propozimet e sigurisë të prezantuara nga Moska, teksa tensionet janë rritur lidhur me situatën në Ukrainë.
“Ne do të vendosim për një datë së bashku me Rusinë dhe ne besojmë se bisedimet do të zhvillohen në janar” u shpreh ajo, por ende nuk ka një reagim nga Kremlini.
Top Channel