Prej një viti po shijojnë historinë e dashurisë, por burimet thonë se Rita Ora dhe i dashuri i saj Taika Ëaititi do të fejohen.

Këngëtarja 31-vjeçarja udhëtoi për në Australi me të dashurin 46 vjec gjatë muajit të kaluar dhe persona pranë tyre thonë se po shpresojnë që Rita të marrë një unazë fejese për Krishtlindje.

“Rita dhe Taika janë shumë të dashuruar. Nga ajo që thotë Rita, ai është i vetmi për të. Disa njerëz mund ta shohin këtë si mjaft të shpejtë, por ata mezi kanë kaluar një ditë të ndarë që kur janë bashkuar”, tha një burim për ‘The Sun’.

Dyshja u bë zyrtarisht një çift në fillim të këtij viti ndërsa spekulimet nisën që në muajin prill. Ata u takuan për herë të parë në shkurt ndërsa Rita ishte në Australi për të filmuar një sezon të “The Voice”.

Çifti bëri debutimin e tyre në tapetin e kuq në gusht teksa morën pjesë në premierën e LA të “The Suicide Squad”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA