Mënyra më e mirë për të zbuluar nëse dikush ju pëlqen është thjesht ta pyesni atë person drejtpërdrejt. Por kjo kërkon guxim – nëse do të dëshironit së pari të interpretoni nëse ka diçka atje, duhet të dini disa sinjale të besueshme.
Disa nga ato shenja që duhet t’i keni parasysh ua sjellim më poshtë:
Përkulet drejt jush gjatë bisedës
Njerëzit priren të anojnë natyrshëm drejt njerëzve që u pëlqejnë në bisedë. Nëse personi që ju pëlqen tenton t’ju afrohet më shumë gjatë bisedës, kjo është një shenjë e mirë se mund t’ju pëlqejë.
Bën komplimente
Njerëzit priren të gjejnë mënyra të vogla për t’i dhënë komplimente dikujt për të cilin janë të interesuar. Nëse një person vazhdimisht ka komplimente për gjithçka, nga sytë tuaj deri te përpjekjet tuaja krijuese, mund të jetë një shenjë se ai është i dashuruar me ju.
Shikim i drejtpërdrejtë
Kontakti me sy mund të jetë një shenjë tërheqjeje, por kini kujdes: disa njerëz janë të mirë në kontaktin me sy me këdo, sepse kujdesen që njerëzit përreth tyre të ndihen të parë. Por nëse simpatia shpesh ju shikon drejt në sy dhe ju mban shikimin, mund të jetë një shenjë se ka diçka më shumë.
Ju veçon nga grupi
Kur jeni në një grup, personi ende gjen një mënyrë për të bërë momente të vogla me ju, për shembull duke ju bërë pyetje direkte. Ai gjithmonë qesh me batutat tuaja, ju shikon edhe kur qesh me shakatë e dikujt, ose bën biseda të vogla anësore me ju sa herë që mundet.
Prekje të rastësishme
Një person gjen gjithmonë momente të vogla për të ndarë kontaktin fizik me ju – nëse ai vendos dorën në pjesën e poshtme të shpinës kur ju kalon, ju godet në shpatull ndërsa qesh apo luan me flokët tuaj.
I përgjigjet shpejt mesazheve
Disa njerëz thjesht nuk i kontrollojnë telefonat e tyre aq shpesh, dërgojnë mesazhe ngadalë ose janë thjesht shumë të zënë, kështu që vetëm për shkak se dikush nuk ju përgjigjet menjëherë nuk do të thotë që nuk ju pëlqen. Por nëse një person i përgjigjet gjithmonë mesazheve mjaft shpejt, ai mund të përpiqet të tregojë se është i interesuar për ju.
Pëlqen dhe komenton gjithçka
Pëlqimi i postimeve tuaja dhe lënia e komenteve nuk do të thotë gjithmonë se dikush është i dashuruar me ju – por nëse dikush vazhdimisht bën pyetje dhe bisedon me ju, të gjitha këto janë shenja se ka kimi.
Top Channel