Pronari i nevrikosur hedh në erë Tesla-n prej kostos së ndërrimit të baterisë (VIDEO)

20/12/2021 17:31

Një finandez që u trondit nga kosto e ndërrimit të baterisë për Tesla Model S, vendosi ta hedhë në erë makinën e ti elektrike së bashku me një kukull të Elon Musk brenda saj.

Pronari tha se kishte humbur besimin te kompania pasi iu kërkuan të paguante 20,000 euro për baterinë e re të makinës.

Ai kishte qenë mes blerësve më të hershëm të modelit Tesla Model S, që kanë dalë në shitje në 2012, kështu që i kishte skaduar garancia.

Burri nuk donte të paguante shumën masive prandai kontaktoi me komentues të tjerë në rrjet dhe bashkë me ekspertët e eksplozivëve të kanalit Pommijätkät, organizuan shfaqjen e shpërthimit të makinës me eksplozivë.

Tesla ishte dërguar në një gropë piktoreske të mbuluar me dëborë diku në Finlandë, ku u instalua ne trup me 30 kilogramë dinamit.

Para shpërthimit, një manekin me fytyrën e njeriut të reklamuar si më i pasuri në botë, Elon Musk, u vendos në karrigen e shoferit.

Kukulla ishte sjellë me helikopter dhe u lëshua në dëborë nga lartësia.

Shpërthimi i organizuar në detaje shkatërroi tërësisht makinën dhe ishte regjistruar nga kamerat në disa kënde.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Tuomas Katainen (@bbombsu)

Modeli Tesla Model S kushton aktualisht $95,000 në versionin e motorit të dyfishtë, dhe arrin deri në $130,000 me motor të trefishtë.

FOTO GALERI
1/3
Tesla ishte dërguar në një gropë piktoreske të mbuluar me dëborë diku në Finlandë, ku u instalua ne trup me 30 kilogramë dinamit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA